Kryetari Begaj priti në takim kryetarin e OVL të UÇK-së

Kryetari i Komunës së Malishevas, Ragip Begaj, ka pritur në një takim pune, kryetarin e  Organizatës së Veteranëve të Luftës së UCK-së, Hysni Gucatin. Qëllimi i këtij takimi ishte rritja e bashkëpunimit mes OVL të UCK-së dhe Komunës së Malishevas.

Në këtë takim, kanë marrë pjesë edhe kryetari OVL të UCK-së në Malishevë, Metush Kryeziu, si dhe përfaqësuesit e OVL të UCK-së nga Skenderaj dhe Klina, si dhe Fadil Shurdhaj nga Shoqata e Invalidëve të Luftës së UCK-së.

Begaj dhe Gucati, kanë biseduar për bashkëpunimin e mirë mes Komunës së Malishevës dhe OVL të UCK-së, si dhe për rritjen e këtij bashkëpunimi. “Ne si komunë, jemi gjithmonë të gatshëm për bashkëpunim me OVL të UCK-së, dhe gjithmonë do ti përkrahim veteranët e luftës, në çdo situatë”, ka thënë kryetari Begaj.

Kontrolloni gjithashtu

Dr. Ismajl Bekteshi pensionohet pas 35 vitesh shërbim: Nderohet nga Komuna e Vitisë për kontributin e veçantë

Pas 35 viteve punë të palodhshme në shërbim të shëndetit publik dhe komunitetit, dr. Ismajl …