Brickos

Nënkryetari Nura dhe Ministri Shala nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura dhe Ministri i Kulturës Kujtim Shala kanë nënshkruar dy marrëveshje bashkëpunim për financimit të projekteve në fushën e sportit dhe kulturës. Marrëveshja e parë do të mundësojë përfundimin e ndërtimit të Palestrës së Sportit në Skenderaj, e cila ka filluar së ndërtuari vite më parë dhe është projekt vital për sportistët e Skenderajt. Qëllim i marrëveshjes është përshpejtimi i procedurave dhe i punëve përfundimitare në këtë projekt, që do t’i realizojë Komuna e Skenderajt. Ndërsa marrëveshja e dytë ka të bëjë me finacimin e projektit të renovimit të Qëndrës së Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj. Projekti për këtë investim në fushën e kulturës është hartuar vitin e kaluar nga Komuna e Skenderajt, ndërsa edhe në këtë projekt procedurat e mëtutjeshme do t’i udhëheqë Komuna e Skenderajt. Gjithashtu Nënkryetari Nura dhe Ministri Shala kanë vendosur që të nisin punimet edhe në përfundimin e fazës përfundimtare të Kullës së heroit Ilaz Kodra, si dhe në ngritjen e shtatores së Idriz Rrecajt në qytetin e Skenderajt. Më rastin e nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve Nënkryetari Nura u shpreh shumë i lumtur pasi investimet në të dy fushat janë prioritet i Komunës së Skenderajt, sidomos i nevojshëm është përfundimi i Palestrës Sportive, që për vite të tëra ka qenë pengesë për sukses të sportistëve të Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …