Shefqet DIBRANi: KOLONA E PESTË KUNDËR PAKTIT NATO 3

Kryetari i degës së LDK-së në Zvicër, Shefqet Dibrani ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit, Isa Mustafa

Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Zvicër, Shefqet Dibrani ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit, Isa Mustafa njëkohësisht edhe kryetar i kësaj partie. Duke komentuar zhvillimet më të fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës, kryetari i degës së LDK në Zvicër, Shefqet Dibrani ka theksuar se Isa Mustafa po bënë përpjekje t’I shkatërroj degët e LDK-së në diasporë pasi ato kanë dëshmi për keqpërdorimet marramendëse që ka bërë Isa Mustafa me klikën e tij me fondin e tre përqindëshit. Ai ka shtuar më tutje se në raport me qytetarët e Kosovës dhe anëtarëve të LDK-së, Isa Mustafa bënë diktatorin ndërsa në raport me zyrtarët e Serbisë bënë të kundërtin e diktatorit. Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Zvicër, Shefqet Dibrani ka shtuar më tutje se ende shpreson se brenda LDK ka mbete një shtrese e pa përfshirë në krim ekonomik dhe politik, dhe që mundet me nxjerre LDK nga gjendja ku është katandisur.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: Dorëheqja e Albin Kurtit, do të ishte zgjidhja më korrekte për krizën politike në Kosovë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, deklaroi se mënyra më korrekte për të zgjidhur krizën aktuale …