Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se në kuadër të mandatit të ri qeverisës dhe me vendim të Kryesisë së partisë NISMA Socialdemokrate, ka emëruar kabinetin e ri qeverisës komunal.
Ky ekip, ka shkruar kryetari Kastrati përbëhet nga profesionistë me përvojë dhe energji të re, të cilët do të punojnë me përkushtim për zhvillimin e komunës dhe avancimin e shërbimeve për qytetarët.
Përbërja e kabinetit për mandatin e ri katërvjeçar është:
Vesel Krasniqi – Nënkryetar i Komunës
Arbëreshë Krasniqi – Drejtoreshë për Arsim dhe Edukim
Amrush Helshani – Drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale
Izet Hoti – Drejtor i Shërbimeve Publike
Avdi Morina – Drejtor i Urbanizmit
Blerim Thaçi – Drejtor për Buxhet dhe Financa
Syle Dukolli – Drejtor për Bujqësi dhe Zhvillim Rural
Rifat Mazreku – Drejtor për Gjeodezi dhe Kadastër
Mirlindë Gashi – Drejtoreshë për Pronë
Jakup Gashi – Drejtor i Inspektoratit
Teutë Mazreku – Drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport
Ndërsa, Drejtoria për Administratë, Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm, si dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, ditëve në vijim do të plotësohen me drejtorët e rinj, pas propozimeve nga partneri ynë qeverisës (LDK).
Të gjithë së bashku do të angazhohemi për transparencë, përgjegjësi dhe realizimin e projekteve që i shërbejnë gjithë qytetarëve tanë, pa dallim.
Ju falënderoj për besimin dhe mbështetjen. Puna fillon menjëherë!