Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati ka njoftuar se takimi i Dytë publik me qytetarët e komunës do të mbahet më datën 19 dhjetor në ora 10.00 në sallën e Kuvendit komunal të Malishevës.
Në këtë takim qytetarët do të njoftohen në lidhje me aktivitetet e përgjithshme, projektet e realizuara si dhe për ato në realizim e sipër gjatë vitit 2025 në komunën e Malishevës.
Do të diskutohen çështjet e ndryshme që janë kompetencë e komunës që shfaqin interes për t’u diskutuar nga qytetarët e komunës së Malishevës.