Kryetari Haliti dhe sekretari i Ambasadës Britaneze Richard Le Vay dakordohen të vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyeshëm

Në kuadër të bashkëpunimit shumë të mirë në projekte të ndryshme me ambasadën britaneze, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka zhvilluar sot një takim pune me sekretarin e kësaj ambasade, Richard Le Vay. Në këtë takim përveç projekteve të kulturës, sportit, javës së filmit anglez e të tjerë, u diskutua edhe rreth mundësisë së sjelljes së investitorëve anglez në komunën e Vitisë. Përndryshe, ky takim është vazhdimësi e takimit që është mbajtur në 3 maj të këtij viti dhe se kryetari Haliti e sekretari Le Vay, janë dakorduar që këtë bashkëpunim ta vazhdojnë edhe në të ardhmen, në të mirë të të gjithë qytetarëve pa dallime.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …