Kryetari Haliti morri pjesë në një ceremoni të organizuar nga Korpusi i Paqes

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka marrë pjesë në ceremoninë e betimit të grupit të tetë të vullnetarëve nga Korpusi i Paqes në Kosovë. Me këtë rast në këtë ceremoni kryetari Haliti, është takuar me personalitete të ndryshme në mesin e tyre edhe me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, z. Jeffrey M. Hovenier. Përndryshe që disa vite radhazi komuna e Vitisë,  ka pasur vullnetarë nga Korpusi i Paqes prej SHBA-së të cilët kanë qëndruan në këtë komunë. Gjithashtu bëhet me dije se në këtë ngjarje kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të nivelit qendror të Republikës së Kosovës, si presidentja, Vjosa Osmani-Sadriu dhe të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Po zhvillohen aktivitete intensive në identifikimin e deponive ilegale në territorin e komunës së Skenderajt

Drejtoria e Shërbimeve Publike, e udhëhequr nga drejtori z. Arber Geci, është duke zhvilluar aktivitete …