Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga zëvendësi i tij, Hasan Aliu dhe drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti kanë pritur sot në takim mësimdhënësit vitias, Ismet Alidema dhe Habib Rexhepi për t’i falënderuar ata për kontributin e tyre shumë vjeçar në fushën e arsimit. Përndryshe sot mësimdhënësi, Ismet Alidema është pensionuar derisa mësimdhënësi tjetër Habib Rexhepi, pritet të kaloj si profesor universitar në Universitetin “Kadri Zeka “ në Gjilan.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
