leoni

Kryetari Haliti nderoi me mirënjohje dy mësimdhënës për kontributin e dhënë në arsim me rastin e daljes në pension

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në një ceremoni të veçantë dy mësimdhënësit e dalluar të kësaj komune, Ibadete Jahiri, arsimtare e gjuhës shqipe në shkollën fillore “Mirali Sejdiu” në Goshicë, dhe Abedin Tahiri, mësues në shkollën “Dëshmorët e Lubishtës” në Lubishtë, me rastin e pensionimit të tyre.

Në këtë ceremoni, kryetari Haliti i falënderoi për përkushtimin dhe angazhimin e tyre shumëvjeçar në edukimin e brezave, duke theksuar se puna dhe sakrifica e mësuesve mbetet një nga shtyllat më të forta të zhvillimit shoqëror.

Në shenjë nderimi dhe respekti për kontributin e tyre në fushën e arsimit, kryetari Haliti iu ndau mirënjohje, duke i cilësuar si shembull të përkushtimit profesional dhe human në formimin e gjeneratave të reja.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka përuruar palestrën shkollore sportive në Shkollën Fillore “Dëshmorët e Vitisë”

Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti më bashkëpuntorë kanë përuruar palestrën shkollore sportive …