Po vijojnë punimet për asfaltimin e rrugës që lidh fshatrat Tërrn- Kosinë dhe lagjen Lubovc

Meriton Hajdini, Drejtor i Infrastrukturës, dhe Burim Bajrami, Drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në komunë e Ferizajt, vizituan punimet për asfaltimin e arteries rrugore që lidh një grup fshatrash si fshatin Tërrn, Kosinë dhe lagjen Lubovc të komunës së Ferizajt.

Kjo rrugë është me rëndësi të posaçme e cila përveç që lidh komunikimin rrugor për banorët e këtyre fshatrave, ka peshë të veçantë për bujqësinë, duke iu mundësuar qasje të lehtë e të shpejt, qindra bujqve e fermerëve për të punuar qindra hektarë të tokës bujqësore në këtë zonë.

Kontrolloni gjithashtu

Organizimi “Zjarri i Lirisë” me 9 shtator mbahet në Jezerc

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së Dega në Ferizaj në kuadër të organizimit Zjarri …