Kryetari Haliti ngushëllon familjen e gazetarit Ibrahim Sefedini

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti përmes një telegram ngushëllime ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së gazetarit vitias, Ibrahim Sefedini. “Me dhimbje të thellë, kam marr lajmin për vdekjen e mikut tonë Ibrahim Sefendini, ish korrespodentit të gazetës “Koha Ditore” dhe të drejtuesit të OJQ- së “Elita”. Vdekja e Ibrahimit, është një humbje e madhe për familjen dhe komunitetin e gazetarëve dhe shoqërisë civile. Ai do të mbahet mend si njeri me virtyte të larta njerëzore dhe profesionale dhe si gazetar, që i ka shërbyer me devotshmëri profesionit dhe në interes të opinionit publik. Ngushëllime familjes Sefedini, miqve dhe kolegëve të të ndjerit”, thuhet ne telegramin e ngushëllimit të kryetari Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Rama me nderim e pikëllim të thellë kujton figurën e paharrueshme të Nazif Gashit, ikonës së boksit kosovar

Kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama me anë të një postimi të tij …