Kryetari Haliti po merr pjesë në Samitin për Paqe të Evropës Juglindore në Tiranë

Kryetari Haliti po merr pjesë në Samitin për Paqe të Evropës Juglindore me temë: “Paqja, Siguria dhe Zhvillimi Njerëzor në Evropën Juglindore”. Ky samit po mbahet në Tiranë dhe ka tubuar drejtues të lartë të shteteve e personalitete që kanë kontribuar e kontribuojnë për të marrë vendime te rëndësishme për Ballkanin dhe paqen në rajonin tonë. Në këtë Samit global është i ftuar e po merr pjesë edhe kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti. Gjatë kësaj veprimtarie në Pallatin e Kongreseve Zoti Haliti takoi shumë personalitete si Ambasadorin Kristofer Hill, ish presidentin e Kroacisë Stipe Mesiç, kryetarin e Parlamentit te Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, ish Presidentin Moisiu, sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Universale për paqe Robin Marsh etj. Vlen të përmendet se Zoti Haliti është i vetmi kryetar i ftuar në këtë samit të Paqes.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …