Kryetari Haliti priti ne takim drejtoreshën e IETL-së Besa Zogaj-Gashi

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur në takim drejtoreshën ekzekutive të Institutit për Ekonomi të Tregut të Lirë, Besa Zogaj-Gashin, me të cilën biseduan për bashkëpunimin dhe përkrahjen profesionale të këtij Instituti për komunën e Vitisë. Posaçërisht, temë e këtij takimi ishin projektet  që kanë të bëjnë me mbështetjen e pozitës së të rinjve, si dhe fuqizimin e gruas dhe zhvillimin ekonomik. Kryetari Haliti, u shpreh i gatshëm për bashkëpunim dhe ofroi angazhim për realizim të projekteve që kanë të bëjnë me të rinjtë dhe mbështetjen e grupeve të grave në zhvillimin ekonomik. Ndërkohë, drejtoresha e IETL-së, Besa Zogaj, e njoftoi kryetarin me aktivitetet e këtij Instituti, ku përmendi se së fundi, IETL-Instituti për Ekonomi të Tregut të Lirë në bashkëpunim me Talent Network Kosova kanë realizuar projektin “Trajnim dhe Praktikë në Punë”, e ku përfituesit janë trajnuar në Shkathtësitë e Buta, kurse pas trajnimeve përfituesit do referohen për trajnim dhe praktikë në vende pune në kompani të ndryshme të sektorit privat.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …