leoni

Kryetari Haliti priti në takim udhëheqësit e drejtorisë rajonale të policisë në Gjilan

Partneriteti  mes Institucioneve komunale të Vitisë dhe policisë, ka qenë dhe mbetet një shtyllë e fortë e bashkëpunimit të ndërsjellët mes të dyja këtyre mekanizmave. Kështu u vlerësua në takimin e kryetarit të komunës së Vitisë Sokol Haliti, i cili priti në takim kolonel Agron Rukiqin drejtor i policisë rajonale në Gjilan, i shoqëruar edhe nga zëvendësdrejtorin e policisë Shaban Azizi, Avni Oruqi-shef i operatives, si dhe zëdhënësin e policisë rajonale Ismet Hashani. Në këtë takim u bisedua për zhvillimet e gjithmbarshme në komunën e Vitisë, me theks të veçantë në aspektin e sigurisë, sfidat dhe rezultatet por edhe planet për të ardhmen. Kryetari Haliti, ka shpreh falënderime për pjesëtarët e policisë në Viti, dhe ka lavdëruar ata për punën dhe përkushtimin e treguar në situata të ndryshme, më konkretisht edhe gjatë periudhës së pandemisë, ku së bashku me autoritetet komunale, institucionet shëndetësore etj, edhe policia kanë qenë pjesë e shtabit emergjent dhe në vëzhgim të situatës epidemiologjike. Udhëheqësit e drejtorisë rajonale të policisë, kanë shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit edhe më tej me Institucionet komunale të Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …