Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim zv. komandanten e Komandës Regjionale të Lindjes, kolonel Rita Holton dhe Ekipin për Monitorim dhe Ndërlidhje të KFOR-it amerikan (LMT) në Viti. Në këtë takim është biseduar rreth zhvillimeve të gjithëmbarshme në komunën e Vitisë. Me këtë rast kryetari Haliti, i ka falënderuar për bashkëpunimin e ndërsjellë që ka KFOR-i si dhe angazhimin e madh në garantimin e sigurisë për qytetarët e kësaj komune.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
