Maturantët vitias me aksion për pastrimin e ambientit për gjatë shëtitores deri në fshatin Binqë

Një aksion për pastrimin e ambientit, do të organizohet të premten, pra nesër, në kuadër të projektit të USAID-it amerikan. Bartës të këtij organizimi është organizata e të rinjve ‘’Up to Youth” dhe do të realizohet me  maturantët e komunës së Vitisë. Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim organizatorët e këtij aksioni për të bashkërenduar  përgjegjësit rreth aktivitetit e ku do të përfshihen edhe kompania e pastrimit Eco Higjiena”, Njësia e Zjarrfikësve, organizata e shoqata që merren me ambientin etj. Aksioni do të filloj në ora 11:00 dhe do të startoj nga ura afër shkollave të mesme e do të vazhdoj  deri në fshatin Binqë, që kryesisht do të jetë përskaj lumit Morava dhe shëtitores.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj priti në takim Bashkësinë Islame dhe përfaqësuesit e Këshillave Lokale

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, priti në takim Bashkësinë Islame dhe përfaqësuesit e …