leoni

Kryetari Haliti u prit në takim nga OVL-UÇK-dega në Viti

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, nënkryetari Hasan Aliu dhe zyrtar tjerë komunal janë pritur të hënën në takim nga Idriz Quni, Kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) dega në Viti dhe anëtarët e kësaj kryesie. Gjatë këtij takimi kryetari Haliti dhe z. Quni kanë folur për bashkëpunim ndërinstitucional dhe vlerat që ka OVL-UÇK për shoqërinë. Me këtë rast z. Quni, i ka bërë kryetarit Haliti, një dhuratë simbolike me emblemën e UÇK-së dhe të flamurit kombëtar.

 

Kontrolloni gjithashtu

Bujqit do ta ndjejnë përherë dorën mbështetëse të institucioneve

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore, …