Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, të hënën është mbajtur mbledhja e parë e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), të Komunës së rahovecit, e para për këtë vit kalendarik.
Të pranishëm në mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit, si zakonisht ishin edhe drejtorët e drejtorive, përfaqësuesit e KFOR-it, zyrtarët komunalë dhe monitoruesit e seancës.
Mbledhja e KPF-së si zakonisht ishte efikase, ku për mbledhjen e rregullt të KUVENDIT, unanimisht dhe me shumicë votash, u ceduan këto pika:
Shqyrtimi i propozim-vendimit për mbulimin e shpenzimeve të varrimit për qytetarët e komunës së Rahovecit, për vitin 2025
Shqyrtimi i raportit vjetor financiar, janar – dhjetor 2024
Shqyrtimi i raportit për zbatimin e rekomandimeve të dhëna në Raportin e Auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit për vitin 2023
Shqyrtimi i raportit të punës të kuvendit komunal për vitin 2024
Shqyrtimi i informatës rreth punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) për vitin 2024
Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale, P- 05864-0 dhe 05865-0, ZK – Rahovec
Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit të Komisionit për zbatimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së komunës P- 05865-0 dhe 05865-0 , ZK – Rahovec
Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale, P-00597-6, ZK – Xërxë
Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit të Komisionit për zbatimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së komunës P-00597-6, ZK – Xërxë
Shqyrtimi i Raportit të punës të Këshillit të fshatit Hoçë e Madhe për vitin 2024
Shqyrtimi i raporti vjetor rreth punës së Komitetit për Komunitete për vitin 2024
Për këtë mbledhje, si çdo herë do të përgatitet procesverbal nga Sekretaria e Kuvendit, i njëjti do të publikohet në web-faqen zyrtare të Komunës së Rahovecit.