Kryetari Haliti uron 28 Nëntorin – Dita e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Flamurit Kombëtar

Kryetari i Vitisë, z. Sokol Haliti me rastin e festave të Nëntorit ka uruar këtë ditë të shenjtë qytetarët e Komunës së Vitisë dhe bashkëkombasit shqiptarë kudo që ndodheni.

Në urimin e kryetarit Haliti thuhet:

Me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit Kombëtar, ju shpreh urimet e mia më të sinqerta për këtë datë të shenjtë që na bashkon dhe na kujton sakrificat e të parëve tanë për liri dhe pavarësi.

Kjo ditë historike është simbol i krenarisë sonë kombëtare, i unitetit dhe identitetit tonë. Ajo na frymëzon të ecim përpara me përkushtim e vendosmëri për zhvillimin e komunitetit tonë dhe të vendit.

Në kuadër të kësaj feste, Komuna e Vitisë ka përgatitur një program të veçantë aktivitetesh:

• Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Viti – ora 10:00

• Koncert festiv për 28 Nëntor nga AKV “Kemajl Azizi” dhe Kori i Qytetit, në Shtëpinë e Kulturës “Gursel dhe Bajram Sylejmani” – ora 11:00

• Zbulimi i shkronjave të UÇK-së në fshatin Radivojc – ora 17:00

Ju ftoj që së bashku të marrim pjesë dhe ta festojmë me dinjitet këtë ditë të madhe kombëtare.

Urime 28 Nëntori – Dita e Flamurit Kombëtar!

Zoti e bekoftë kombin shqiptar dhe shqiptarët kudo që ndodhen.

Sinqerisht,

Sokol Haliti

Kryetar i Komunës së Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

Mirënjohje për Sektorin e Rinisë të Ferizajt nga Organizata TOKA

Sektori i Rinisë në Drejtorinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit të komunës së Ferizajt, është …