Kryetari Haliti vizitoi punimet në ndërtimin e trotuareve në rrugën Viti-Mogillë dhe në Sadovinë të Muhaxherëve

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Naim Pira, Kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë, kanë vizituar  punimet që po zhvillohen në ndërtimin e trotuarit në fshatin Sadovinë të Muhaxherëve por edhe në ndërtimin e trotuarit për gjatë rrugës që lidhë Vitinë me Komunën e Kllokotit, përkatësisht me fshatin Mogillë. Me këtë rast ai theksoj se siguria në komunikacion është prioritet për komunën e Vitisë, në veçanti për këmbësorët. Kryetari Haliti potencoi se kjo komunë po vazhdon me projekte të shumta në të gjitha lokalitetet dhe atë në fushat e ndryshme me qëllim që qytetarët e kësaj komune të kenë kushte sa më të mira.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: 11 Marsi është kufiri i territ me agun e lirisë

Në përvjetorin e fillimit të demonstratave më 11 Mars 1981, Ramiz Lladrovci ka theksuar se …