Komuna e Vitisë vazhdon me hapjen e përroskave, kanaleve dhe lumenjve

Komuna e Vitisë, po vazhdon të kujdesët për ruajtjen e tokave bujqësore por edhe të ekonomive familjare duke bërë pastrimin dhe hapjen e përroskave, kanaleve dhe lumenjve në lokalitetet e ndryshme të kësaj komune. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar punimet që po zhvillohen në pastrimin e përroskës në rrugën Viti-Ramnishtë, saktësisht në drejtim të fshatit Mogillë të Komunës së Kllokotit. Këto punime janë mirëpritur nga banorët në veçanti nga fermerët të cilët potencuan se hapja e përroskave ndikon pozitivisht në ruajtjen e tokave bujqësore nga vërshimet e mundshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …