Kryetari Haliti vizitojë fshatin Goshicë dhe përcolli nga afër punimet në disa projekte

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij dhe përfaqësuesi i fshatit Goshicë kanë vizituar sot punimet e zhvilluar në rivitalizimin e shkollës së fshatit Goshicë, punimet e së cilës janë realizuar në kuadër të projektit për efiçencë të energjisë. Gjithashtu ata kanë parë nga afër punimet që janë bërë në vendosjen e rrethojave të fushës sportive në këtë lokalitet dhe në rregullimin e rrugës fushore që lidhë fshatit Goshicë me Sadovinën. Me këtë rast kryetari Haliti theksoj se ata po punojnë në të gjitha lokalitet e kësaj komune dhe atë në fushat e ndryshme për të mirën e banorëve të kësaj komune.

Kontrolloni gjithashtu

Në Ngucat vendosen pllakat përkujtimore në nderim të rrënjëve të lirisë

Në nder të Ditës së Flamurit, ditëlindjes së Komandant Adem Jasharit dhe daljes publike të …