Kryetari Suma i fton qytetarët në debat Publik

Në bazë të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale të Komunave nr. 03/L-040, neni 68 Informimi Publik dhe Konsultimi, paragrafi 68.3 dhe në bazë të Statutit të Komunës së Hanit të Elezit neni 79, konsultimet me publikun, kryetari i komunës fton qytetarët në:

D E B A T P U B L I K

Me këtë rendë dite :

  1. RREGULLORE PËR PËRKUJDESJEN DHE MBROJTJEN E FËMIJËS

  2. RREGULLORE PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE TË DHËNIES NË SHFRYTËZIM MË PAK SE NJË VIT TË PRONËS SË PALUAJTSHME TË KOMUNËS

Takimi do të mbahet me datë 15.12.2020 (e Martë) në ora 14:00 në sallën e Kuvendit të Komunës së Hanit të Elezit. Duke qenë se situata me Pandeminë e Koronavirusit kushtëzon që mos të organizohen takime publike me më shumë se 10 persona, ju ftojmë që komentet, propozimet dhe sugjerimet e juaja ti përcjellni në mënyrë elektronike në këto e-mail adresa:

Për rregulloren e parë në: Medina.Imishti@ rks-gov.net

[email protected]

Për rregulloren e dytë në: [email protected]

Rregulloret e propozuara për konsultime me publikun i gjeni në linkun e bashkangjitur

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …