Thaçi: Këto ditë i kujtojmë ditët lavdishme të luftës së UÇK-së dhe zbarkimin e trupave të NATO-s të udhëhequra nga SHBA-të

Kryetari, Hashim Thaçi, ka disa vite që ka filluar dhe po e vazhdon ndarjen selektive të dekoratave për dëshmorët

Kryetari Thaçi ka disa vite që ka filluar ndarjes selektive të dekoratave për dëshmorët, duke shpallur heronj, pa asnjë kriter të pranueshëm, dhe shumicën syresh nga të njohurit e tij  dhe nga radhët e PDK-së. Dekoratat e tij nuk kanë të ndalur, me qëllim që për çdo ditë të jetë në titujt e lajmeve të medieve, pa marrë para sysh se dekorimet selektive fyejnë shumë prej familjeve të dëshmorëve. Ka raste të papërgjegjshme kur ai nga tre të rënë dëshmorë, në natën mes 2 dhe 3 qershorit të vitit 1999, nga radhët e njësive Speciale, dekoron dy prej tyre, ndësa përjashton njërin, sikur është rasti i dekorimit të dëshmorëve, Kujtim Krasniqi, Ejup Kryeziu por duke anashkaluar  dëshmorin, Milaim Beha nga Caraleva, një kohë, ish-zëvendës-komandant i Njësive Speciale të SHP të UÇK-së i cili ka rënë në të njëjtën ditë dhe në të njëjtin vend me dëshmorët, tani të shpallur hero të Kosovës. Janë shumë e shumë shembuj të tillë të papërgjegjshëm që irritojnë familjet e dëshmorëve, sepse ndarja e të rënëve për lirinë e Kosovës në heronj e dëshmorë, sipas tekeve të një kryetari apo të një klani  në Presidencë që merret me këtë punë, nuk i bën nder luftës për lirinë e Kosovës. Ditë më parë po ky kryetar dekoroi 39 qytetarët të Shqipërisë për pjesëmarrje dhe ndihmë në luftën e Kosovës, po la anash komandantin e tri luftërave çlirimtare, Tahir Sinanin dhe të gjitha oficerët nga Shqipëria që kanë luftuar në Kosovë gjatë luftës së UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

Vendim i kontestuar i ministrit Stoilkoviç: Akuza për arbitraritet dhe diskriminim në largimin e pesë shqiptarëve

Vendimi i fundit i ministrit Stoilkoviç për largimin nga puna të pesë punonjësve shqiptarë në …