leoni

Sot në orën 7:00 të mëngjesit janë hapur qendrat e votimit në të gjithë Shqipërinë

Në zgjdhjet e sotme lokale, të drejtën e votës e kanë 3.536.015 shtetas shqiptarë, nga të cilët 132.788 persona votojnë për herë të parë. Votuesit janë 51% meshkuj dhe 49% femra. Shqiptarët po votojnë për drejtuesit e 61 bashkive.

Në mbarë vendin janë ngritur 5417 qendra votimi, ndërsa zgjedhjet dhe mbarëvajtja e tyre do të monitorohen nga 150 vëzhgues të OSBE-OHDIR. Vëzhguesit ndërkombëtarë njoftojnë se do të paraqesin gjetjet e tyre paraprake dhe përfundimet, në një konferencë shtypi nesër.

Në këto zgjedhje marrin pjesë 36 parti politike. Partitë e spekterit të majtë janë mbledhur në koalicionin “Aleanca për Shqipërinë europiane” të udhëhequr nga Partia Socialiste ku bëjnë pjesë 20 parti. Gjithashtu tjetër koalicion është edhe “Shpresa për ndryshim”.

Partitë më të mëdha opozitare kanë vendosur që të mos marrin pjesë në zgjedhje. Për këtë arsye nga 61 bashki që ka vendi, 35 prej këtyre bashkive ka vetëm një kandidat në garë pa rival përballë.

Për të siguruar mbarëvajtjen e zgjedhjeve ditën e sotme janë trajnuar 7779 punonjës të policisë që po angazhohen me detyra sipas niveleve të menaxhimit policor, deri tek niveli bazë i veprimit policor.

Qendrat e votimit do të mbyllen në orën 19:00 të mbrëmjes, orar pas të cilit komisionerët e qendrave të votimit do të mbyllin kutitë me materialet zgjedhore shoqëruar me procesverbalet përkatëse.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …