Hashim Thaçi

Kryetari Hashim Thaçi u prit në takim nga drejtori i CIA-s, Mike Pompeo

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, u prit në një takim të veçantë sot nga drejtori i CIA-s, Mike Pompeo, ku temë kryesore e takimit ishte roli i Kosovës në luftën kundër terrorizmit. Ne këtë aspekt, bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe SHBA -ve ka dhënë rezultate konkrete dhe ky bashkëpunim vetëm sa do të intensifikohet në të ardhmen.

“Presidenti Thaçi tha Kosova mbetet e përkushtuar në luftë kundër terrorizmit dhe po jep kontributin e vet në forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë”, njofton Presidenca e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …