Hashim Thaçi

Kryetari, Hashim Thaçi vlerëson lart kontributin e UP-së për emancipimin, arsimimin dhe modernizimit të shoqërisë

Kryetari, Hashim Thaçi ka vlerësuar lart kontributin Universitetit të Prishtinës për emancipimin, arsimimin dhe modernizimit të shoqërisë sonë. Ai ka shkruar se Universiteti i Prishtinës ka luajtur rol historik në ngritjen e vetëdijes sonë kombëtare dhe politike në tri dekadat e shekullit të kaluar. “Në 50 vjetorin e themelimit shprehim respekt dhe konsideratë të thellë për të gjithë pedagogët, drejtuesit, punëtorët dhe studentët që kontribuuan në forma të ndryshme, jo vetëm në forcimin e dimensionit themelor akademik të UP-së, por edhe të ndikimit të tij pozitiv në rrafshin kombëtar, politik dhe shoqëror. Sot, kur shënohet solemnisht 50 vjetori i UP-së, studentëve, profesorëve dhe gjithë stafit akademik iu shprehim urimet më të sinqerta me besimin se fillimi i gjysmë shekullit vijues do të jetë edhe më i suksesshëm në sfidat e Kosovës së shekullit 21” ka shkruar në mes tjerash kryetari, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Nuk mund të ketë marrëveshje gjithëpërfshirëse derisa kreu i shtetit serb mohon krimet e bëra në Kosovë

Fatmir Limaj pas dështimit të seancës: Ngërçi politik po rrezikon funksionalitetin e shtetit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas dështimit të seancës së 45-të me …