Airport Adem Jashari
kek
tv dielli
MIT
Fillimi / Lajmet / Custin: Kosova dhe Serbia kanë një shans për të shkuar drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse

Custin: Kosova dhe Serbia kanë një shans për të shkuar drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse

Zëdhënësi i të dërguarit të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donalld Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Riçard Grenell, Dick Custin, është cituar të ketë deklaruar se Kosova dhe Serbia kanë një shans për të shkuar drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse. Ai ka thënë se vetëm brenda një periudhe të shkurtë, prej katër muajve,  i dërguarit të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donalld Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Riçard Grenell i ka shtyrë përpara Kosovën dhe Serbinë drejt arritjes së tri marrëveshjeve ekonomike. Ambasadori Grenell është duke punuar ngushtë dhe se ka pajtueshmëri të plotë me Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, sa i përket dialogut Kosovë-Serbi. Tashmë Kosova dhe Serbia kanë një shans për të shkuar drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe se Prishtina e Beogradi nuk duhet ta humbin një mundësi të tillë, është cituar të ketë deklaruar Dick Custin, zëdhënësi i të dërguarit të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donalld Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Riçard Grenell.

Kontrolloni gjithashtu

Limaj i lumtur me nisjen e jetësimit të marrëveshjes për heqjen graduale të tarifave roaming mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Fatmir Limaj: Qeverisja përmes vendimeve arbitrare është metodë dhe logjikë e qeverive autoritare

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar në lidhje me vendimet që është duke ...