Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar me kongresistin amerikan, Torres gjatë vizitës së tij në Kongresin e Shteteve të Bashkuara

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,  është takuar me kongresistin amerikan, Torres gjatë vizitës së tij në Kongresin e Shteteve të Bashkuara. Haradinaj theksoi se biseda u fokusua në Planin Aksional për Anëtarësimin e Kosovës në NATO, ndërsa vlerësoi përkushtimin e kongresistit Torres si një mik dhe përkrahës i fuqishëm i Kosovës. Në vazhdën e takimeve në Kongres, jam pritur nga kongresisti Torres, mik i mirë dhe i përkushtuar i Kosovës, përkrahës i madh i anëtarësimit të vendit tonë në NATO, nënvizoi, Ramush Haradinaj. Kongresisti Torres, përveç mbështetjes për Kosovën, përfaqëson edhe një komunitet të madh shqiptarësh në shtetin e New York-ut.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami sfidon Albin Kurtin: Në vend që të akuzojë opozitën për Radoiçiqin, le të tregojë si e la të ikte

Ish-deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kundërshtuar ashpër akuzat e kryeministrit Albin Kurti dhe Vetëvendosjes, …