Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, iu ka drejtuar qytetarëve të Rahovecit për zgjedhjet e 17 tetorit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, iu ka drejtuar qytetarëve të Rahovecit për zgjedhjet e 17 tetorit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, iu ka drejtuar qytetarëve të Rahovecit për zgjedhjet e 17 tetorit.  “Të dashur qytetarë të Rahovecit, në momente të vështira kemi qëndruar pranë njëri tjetrit, por jo vetëm kaq, edhe në gëzime. Pra e di që të gjithë ju e kuptoni sa e rëndësishme është të keni kryetarin njeri punëtor sepse vet jeni punëtorë. E di se ja jepni hakun punëtorit, e na priftë e mbara me 17 tetor për kryetarin tonë Smajl Latifi dhe për asambleistët tonë. “Ne i dimë pritjet tuaja prej qeverisjes komunale por edhe prej institucioneve qendrore, po ashtu ju siguroj që njeriu që i di më së miri të gjitha pritjet tuaja dhe të drejta dhe të gjitha punët që duhet të kryhen në Rahovec është Smajl Latifi, ka saktësuar, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova përballet me inflacion të lartë, më i madh se mesatarja e BE-së

Ndërsa futemi në gjysmën e dytë të vitit 2025, Kosova po përjeton një rritje të …