leoni

Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Agim Ramadanin dhe dëshmorët e tjerë në 23-vjetorin e rënies së tyre

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka kujtuar Agim Ramadanin në 23-vjetorin e rënies së tij. Ai deklaroi se Agim Ramadani ishte luftëtar,  artist e shkrimtar, që Kosovës ia kushtoi tërë kapacitetin e tij njerëzor e intelektual, e në fund ia fali dhe jetën”, ka shkruar Haradinaj. Ai ka thënë se sot trimat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që krahas komandant Katanës do të kujtohen përherë si heronjtë e thyerjes së kufirit mes shqiptarëve, sikur janë:  Abush Loku, Arben Jusufi, Bashkim Jasiqi, Ramiz Krasniqi, Rifat Çelaj, Driton Veliu, Emri Curri, Harun Beka, Rifat Salihaj, Rrahman Tafa dhe Sylejman Shala. “Liria do të jetojë deri sa të kujtojmë ata që u sakrifikuan në themelet e saj. Lavdi!”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Republikanët në SHBA e nominojnë kryetarin aktual, Donald Trump për një mandat të dytë

SHBA përgatitet për ligjin që ndalon rishikimin e kufijve në Ballkan

Nëse “Akti për Demokracinë dhe Progresin e Ballkanit Perëndimor” miratohet nga Kongresi, Senati dhe nënshkruhet …