36 vjet më parë, më 11 prill të vitit 1985 u nda nga jeta Enver Hoxha, udhëheqësi komunist i Shqipërisë

Disa nga anëtarët e Partisë Komuniste, në Gjirokastër, kanë përkujtuar 37-vjetorin e ndarjes nga jeta të Enver Hoxhës

37 vite më parë, në 11 prill 1985, u nda nga jeta prijësi komunist i Shqipërisë, Enver Hoxha. Në këtë përvjetor, disa nga anëtarët e Partisë Komuniste,  në Gjirokastër kanë qëndruar  pranë ambienteve të shtëpisë së Enver Hoxhës, e cila po restaurohet. Një prej tyre, e ka kujtuar me mall Enver Hoxhën duke saktësuar se ai e ka ngritur Shqipërinë nga e para, pas luftës. Ai thotë se asnjë tjetër nuk e meriton lavdinë më shumë se Enver Hoxha. “Enver Hoxha ishte udhëheqësi i LANÇ, i cili doli fitimtar me kampin antifashist botëror me udhëheqjen e Stalinit të madh, tërë jetën e tij qëndroi në kampin e paqes të gjithë popullit. Ishte figura më e madhe në Evropë dhe Ballkan që i qëndroi socializmit për të arritur majën më të lartë të komunizmit. Enver Hoxha ngriti një Shqipëri nga e para, ndërtoi hidrocentrale, bonifikoi fusha, siguroi një fuqi punëtore, siguroi arsim dhe shëndetësi falas. I dha lirinë dhe pavarësinë e vërtetë Shqipërisë siç ka thënë dhe Fan Noli i madh. Siç ka thënë dhe De Goli,  se lavdia shkon te ai që nuk e kërkon dhe askush më shumë se Enver Hoxha nuk e  meriton atë. Sot nga kapitalizmi, fuqia punëtore ka marrë arratinë jashtë shtetit. Ky sistem nuk po mban as 2 milionë  shqiptarë, Enver Hoxha i bëri nga 800 mijë në 4 milionë, të gjithë të punësuar”, tha ai. (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Prindi i ish presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi ka uruar që sa më parë të kthehen në Kosovë të gjithë që po mbahen në Hagë

Ish kryetari, Hashim Thaçi ka pritur sot në paraburgim prindërit e tij, Haxhi dhe Hyra …