Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur takimin e shefit të CIA-s, William Burns, me kryetaren e kryeministrin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur takimin e shefit të CIA-s, William Burns, me kryetaren, Vjosa Osmani  dhe kryeministrin. Kurti. Ai ka vlerësuar takimin zyrtarit të lart amerikan me liderët institucionalë të Kosovës është lajm i mirë, pasi institucionet e Kosovës duhet të qëndrojnë të palëkundura për aleancën me Amerikën. Vizita e drejtorit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës z. Burns në Kosovë, është nder i madh për Kosovën dhe lajm i mirë për sigurinë tonë. Për ne, është jetike integrimi në familjen euroatlantike, dhe aleanca me Amerikën është e përjetshme. Institucionet e Kosovës duhet të qëndrojnë të palëkundura për aleancën me Amerikën. Takimet e drejtorit z. Burns me udhëheqësit e institucioneve, është lajm i mirë për Kosovën, ka shkruar Haradinaj në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: Shqipëria po hyn në fazë të re bashkëpunimi strategjik me Greqinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës në Tirana Economic Forum , një aktivitet që …