Visar Azemi: Emërimi në krye të KEK-ut i Nagip Krasniqit ka qenë problematik, pasi atë e solli dhe e mbrojti partia në pushtet

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, në një konferencë për media foli lidhur me aktakuzën e ngritur ndaj ish-drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqit. Sipas tij, vetë instalimi i tij në krye të KEK-ut ka qenë problematik, pasi atë e sjelli partia në pushtet dhe mbrojti. “Derisa kjo ishte e keqja e parë, fatkeqësia tjetër është se edhe pas arrestimit të Nagip Krasniqit, i madh e i vogël nga partia ne pushtet e nga qeveria, i dolën në mbrojtje atij duke u përpjekur ta shfajësonin. E mbronin dhe e mbrojnë ani pse e dinin se ky person dyshohej e akuzohej për negocimin e një tenderi sekret në vlerë prej 3.4 milionë eurove. Visar Azemi foli edhe për ambasadorin e Kosovës në Kroaci Martin Berishajn. Kjo dyshe famëkeqe pra kanë qenë në krye të mafisë energjetike. Nagip Krasniqi duke u siguruar që të blihet energji elektrike madje në kundërshtim me ligjin e duke negociuar tenderë sekret me dosta të tij e të pushtetit, kurse kryemafiozi Martin Berishaj që shpërblehej me miliona euro nga GEN-i, me seli në Beograd, duke ndërmjetësuar”, tha Visar  Azemi.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …