Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pritur në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pritur në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ai ka deklaruar  se me kryeministrin Edi Rama diskutuam çështjen e finalizimit të hekurudhës Prishtinë – Durrës si projekt i domosdoshëm, që lehtëson qarkullimin dhe lidh edhe më tepër vendet tona, i rëndësishëm për forcimin e sigurisë në rajon dhe integrimin në NATO”, ka thënë Haradinaj. Ai ka shtuar se kanë biseduar edhe për situatën në veri të Kosovës, di dhe heqjen e të gjitha barrierave në mes dy vendeve. “Po ashtu, diskutuam për gjendjen e sigurisë në Kosovë me theks të veçantë në veriun e vendit. Bashkëpunimi vëllazëror ndërmjet dy vendeve tona është jetik për zhvillimin e gjithmbarshëm. Qeveritë në Prishtinë dhe Tiranë duhet të bëjnë të pamundurën që të heqin të gjitha barrierat që vështirësojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat e posaçërisht në atë ekonomike”, ka përfunduar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …