Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, për nder të Krishtlindjeve, viziton shumë familje të krishtera për t’iu uruar këtë festë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, për nder të Krishtlindjeve, viziton shumë familje të krishtera për t’iu uruar këtë festë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, për nder të ditës së Krishtlindjeve, viziton shumë familje për t’iu uruar këtë festë. Haradinaj pothuajse çdo vit përzgjedhë familje të ndryshme të besimit krishterë për t’i vizitur e nderuar duke mos anashkaluar edhe tempujt fetar. “Si komb jemi të bekuar me vlerat unike tona, si mikpritjen, bujarinë dhe harmoninë fetare qe është trashëgimi e jona e përhershme”, kishte thënë Haradinaj kohë më parë.

Ai pothuajse çdo vit përzgjedh edhe familjen Koliqi, në Stubëll të Vitisë. Kryefamiljari i kësaj familje Engëll Koliqi i cili është kandidat për deputet nga radhët e AAK-së në zgjedhtë e 9 shkurtit, e që mbanë numrin 103 në listën zgjedhore, ndihet shumë i nderuar që kryetari Haradinaj për çdo aktivitet qoftë fetar, kulturor apo sportin e viziton Stubllën dhe familjet  e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror Zgjedhor e miraton dizajnin e dy fletëvotimeve për zgjedhjet lokale

KQZ ka njoftuar se është duke vazhduar periudha e aplikimit online për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  ka njoftuar se është duke vazhduar periudha e aplikimit online për …