Ramush Haradinaj: Qeveria po na ngul thikë pas shpine aty ku na dhemb më së shumti, në kategoritë e lirisë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, shprehet i bindur se së shpejti do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme, në Kosovë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, shprehet i bindur  se së shpejti do të mbahen zgjedhjet  e përgjithshme, në vend. Ai ka thënë se në situatën aktuale, në të cilën ndodhet Kosova, rruga e vetme është ndalja e Kurtit. Në Kosovë ka energji dhe kapacitetet për një gjë të tillë. Kjo situatë ka veç një dalje, ndaljen e Kurtit. Ne duhet t’i dalim Zot Kosovës duke e ndaluar agjendën e mohimit, rrezikimit e ekzistencës së shtetit të Kosovës nga Qeveria Kurti. Unë besoj shumë që në Kosovë ka mjaft energji, mjaft njerëz, mjaft kapacitete që të ndalet Kurti dhe unë besoj se së shpejti do t i mbajmë zgjedhjet e përgjithshme, është shprehur i bindur, Ramush  Haradianj. AAK-ja, muaj më parë  ka iniciuar një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti. Mocioni ende nuk ka gjetur mbështetjen edhe të dy partive  të tjera opozitare, PDK e LDK.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ maqedoni

Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski

Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …