Ramush Haradinaj: Qeveria po na ngul thikë pas shpine aty ku na dhemb më së shumti, në kategoritë e lirisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas situatës jo të mirë politike të krijuar në Malin e Zi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas situatës jo të mirë politike të krijuar në Malin e Zi. Haradinaj ka thënë se formimi i Qeverisë së re të Malit të Zi, përpos që reflekton vullnetin qytetar dhe pluralizmin politik, duhet pashkëputshëm të mishërojë vlerat pro perëndimore, që lidhen me NATO-n, integrimin evropian. Si vend e komb, jemi gjithmonë në linjë me politikën e jashtme të ShBA-ve, sa i përket zhvillimeve në rajon si dhe atyre globale. Në këtë kontekst konsiderojmë që formimi i qeverisë së re të Malit të Zi, përpos që reflekton vullnetin qytetar dhe pluralizmin politik, duhet pashkëputshëm të mishërojë vlerat pro perëndimore, që lidhen me NATO-n, integrimin evropian, fqinjësinë e mirë dhe refuzimin e ndikimeve dhe ndërhyrjeve të jashtme destruktive nga ana e Serbisë dhe partnerit të saj, Rusisë”, ka thënë Haradinaj. Haradinaj ka shtuar se shqiptarët në Mal të Zi duhet ta shohin të domosdoshëm orientimin pro amerikan dhe pro evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …