Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka folur për gjendjen e rëndë financiare të komunave

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka folur  për gjendjen e rëndë financiare të komunave, duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga Qeveria e Kosovës për të parandaluar kolapsin financiar dhe bllokimin e projekteve kapitale për vitin 2025. Sipas AKK-së, komunat rrezikojnë mbylljen e xhirollogarive bankare dhe mungesën e fondeve për investime kapitale, si pasojë e detyrimeve financiare të grumbulluara nga zbatimi i kontratave kolektive. Ai  thekson se institucionet qendrore nuk kanë marrë masa për të adresuar këtë situatë, duke e lënë barrën mbi komunat. Që në fillim të këtij viti, disa komuna kanë pranuar fatura mbi 35 milionë euro, ku 25 milionë janë borxhe ndaj përfituesve dhe mbi 10 milionë janë tarifa për përmbaruesit. Me një vendim të Qeverisë apo Parlamentit të Kosovës, kjo ‘gjakderdhje’ financiare mund të ndalet, deklaroi Sazan Ibrahimi.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria hap tetë kapituj të rinj negociatash me BE-në: Fokus në konkurrueshmëri dhe zhvillim gjithëpërfshirës

Bashkimi Evropian do të mbajë të enjten në Bruksel Konferencën e Pestë Ndërqeveritare me Shqipërinë, …