Rinumërimi i 141 vendvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve pritet të përmbyllet gjatë ditës së sotme

Anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi, dyshon në votat e diasporës, duke kërkuar një Komision për të hetuar votat e dyfishta

Anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi, dyshon  edhe votat e diasporës, duke thënë se duhet të ketë një Komision për të hetuar votat e dyfishta. Ai ka thënë se personat që kanë votuar dy herë duhet të hetohen dhe të merret vesh, nëse e ka bërë vetë një veprim të tillë, apo nëse e ka bërë dikush tjetër në emër të tyre. Sa i përket çështjes së verifikimit të votave të diasporës, duhet të ketë edhe këtu një komision që të hetojë të gjitha votat e dyfishta, personat që kanë votuar nga dy herë, duhet të hetohen, nëse janë personat të cilët vetë e kanë bërë atë, apo që ka mundur ta bëjë dikush në emër të tyre për herë të dytë, sepse dikush e ka pasur certifikatën e tyre dhe e kanë përdorë. Këto duhet të bëhen objekt i Prokurorisë, secili votim i dyfishtë nga ana e qytetarëve, të cilët ose vetë e kanë keqpërdor ose e ka keqpërdorur dikush në emër të tyre. Ilir Gashi. Ai folur edhe votimin që ka ndodhur në QKUK më 9 shkurt, rreth orës 11 të natës, pasi  votimi ishte mbyllur  në orën 19:00, dhe ne në KQZ nuk kemi qenë të njoftuar. Edhe kjo kuti duhet të hetohet dhe të vihet në përfundim nëse duhet të jetë pjesë e rezultatit përfundimtar”, ka nënvizuar, Ilir  Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

VV prin në 21 komuna, PDK në tri, AAK në dy, ndërsa LDK vetëm në Burim

Rezultatet preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje ka dalë …