Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, insiston dhe rikonfirmon se Gjuha Shqipe në Maqedoni është zyrtare dhe do të mbrohet

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar kundër  deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për Ligjin për gjuhët në Maqedoninë e Veriut. Në një mbledhje me qytetarë të organizuar nga dega e BDI-së në Butel, Ahmeti tha se gjuha shqipe është dhe do të mbetet gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, duke shtuar se BDI-ja do të angazhohet me gjithë fuqinë e saj për ta mbrojtur këtë arritje. Ahmeti e vlerësoi këtë status si rezultat të Marrëveshjes së Ohrit, të arritur me sakrificën e dëshmorëve të UÇK-së. “Sa të jetë gjallë BDI-ja, qoftë në opozitë apo në pozitë, themelet e kësaj marrëveshjeje nuk do të preken,” theksoi ai, duke shprehur vendosmërinë për të ruajtur legjitimitetin e shqiptarëve në Maqedoni.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata speciale po zvarritet në pafundësi, Thaçi e bashkëluftëtarët përballen me një proces politik

Më 15 shtator 2025, në Hagë do të dëshmojë dëshmitari i parë i mbrojtjes në …