Kryetari i Bullgarisë, Rumen Radev ka nënshkruan ligjin që ndalon promovimin e komunitetit LGBT në shkolla

Kryetari i Bullgarisë, Rumen Radev ka nënshkruan ligjin që ndalon promovimin e komunitetit LGBT në shkolla

Kryetari i Bullgarisë, Rumen Radev ka  nënshkruan ligjin që ndalon promovimin e komunitetit LGBT në shkolla , duke e kthyer në ligj amendamentin e miratuar së fundi në Parlamentin bullgar. Ndryshimet e bëra në Ligjin për arsim parashkollor dhe shkollor ndalojnë propagandën, promovimin ose nxitjen e ideve dhe qëndrimeve që lidhen me orientimin seksual jotradicional apo identitetin gjinor të ndryshëm nga ai biologjik. Ky amendament u miratua më 7 gusht me mbështetje të gjerë nga deputetët me  159 vota pro, 20 kundër dhe 10 abstenime. Amendamentet janë mirëpritur nga Kisha Ortodokse Bullgare dhe mbështetësit e tyre e argumentojnë se ato përkojnë me frymën e Kushtetutës bullgare dhe vlerat e krishtera ortodokse.

 

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …