Kalaja e Gjirokastrës shënoi rekord vizitorësh në korrik, 14 % më shumë se në vitin e kaluar

Kalaja e Gjirokastrës shënoi rekord vizitorësh në korrik, 14 % më shumë se në vitin e kaluar

Numri i vizitorëve në kalanë historike të Gjirokastrës vazhdon të rritet me një ritëm të qëndrueshëm, duke arritur një tjetër rekord gjatë muajit korrik 2024. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në  Gjirokastër raportoi se 35 mijë e 996 turistë vizituan kalanë gjatë kësaj periudhe, një rritje prej 14 % krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2023. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, publikoi statistika të detajuara që tregojnë se Kalaja e Gjirokastrës kryeson listën e kalave dhe monumenteve më të vizituara në Shqipëri për periudhën janar-korrik 2024. Kalaja e Gjirokastrës ka mirëpritur gjithsej 120 mijë e 723 vizitorë gjatë kësaj periudhe, duke e pozicionuar si institucionin më të preferuar për turistët.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj: Kurti refuzoi sërish projektin amerikan të gazit, Kosova humbi një mundësi strategjike

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka akuzuar kryeministrin në largim, …