Uran Ismaili: Qeveria dhe ZRRE të nisin urgjentisht procesin e uljes së çmimit të energjisë elektrike

Kryetari i degës së PDK-së në Prishtinë, Uran Ismaili ka njoftuar se është prishur koalicioni qeverisës me LDK-në, në kryeqytet

Kryetari i degës së PDK-së në Prishtinë, Uran Ismaili, ka njoftuar se është  prishur koalicionin qeverisës me LDK-në në kryeqytet. ka shkruar se i ka dorëzuar shkresën zyrtare për prishje të koalicionit, kryetarit Përaprim Rama. “Pasi shfuqizuam vendimin për Badoc, shkëpusim koalicionin qeverisës në Prishtinë Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës sot, PDK mundësoi kuorumin dhe votoi pro shfuqizimit të vendimit për këmbimin e dëmshëm të pronave në Badoc. Sapo dërgova shkresën zyrtare tek Përparim Rama për të komunikuar vendimin për shkëputjen e koalicionit qeverisës në Prishtinë. Drejtorët e drejtorive komunale dhe aksionerët e PDK-së në ndërmarrje publike kanë dhënë dorëheqjet e tyre”, ka shkruar kryetari i degës së PDK-së në Prishtinë, Uran Ismaili.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza: Një nga urat në veri kushtoi 10 herë më shumë, ekziston rreziku i vërshimeve

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka shprehur shqetësim lidhur me një nga urat …