Ariana Musliu-Shoshi

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar kundër Ministres së punëve të Jashtme, Donika Shvarc

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar kundër Ministres së punëve të Jashtme, Donika Shvarc  në lidhje më agjendën e Këshillit te Sigurimit te OKB-se, të cilin thotë se e ka ndërlidhur me agjendën e Kuvendit te Kosovës, konkretisht me formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për Ministrinë e Jashtme. Ministrja Shvarc ka kritikuar opozitën pë thirrje në interpelancë. Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka thënë se në ditën kur me kryeministrin, Albin Kurti do të marrin pjesë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku do të ballafaqohen me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, opozita ka zgjedhur për të debatuar rreth MPJD-së. Ajo kritikoi vendimin e opozitës për të refuzuar propozimin për shtyrjen e kësaj pike të rendit të ditës për seancën e ardhshme, duke thënë se nuk i shmanget asnjë debati dhe mezi pret të ballafaqohet.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …