Kryetari i delegacionit të Kosovës për bisedime me Serbinë, për çështjen e të zhdukurve në luftë, Andin Hoti, do të jetë pjesë e takimit të 21 qershorit. Ai md këtë rast ka thënë se është fjala deklaratë, jo marrëveshje, për këtë kemi negociuar që nga shtatori i 2021-ës. Nëse arrihet do të jetë dokument mes dy shteteve , si dokument final do të nënshkruhet nga udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë”, tha Hoti, para nisjes për në Bruksel. Sipas tij Serbia heziton të pajtohet me disa pika të deklaratës siç është formulimi që personat e pagjetur janë zhdukur me forcë. Kosova është në kërkim edhe të 1620 personave, që u zhdukur në luftë. Ne duam që Bashkimi Evropian të bëhet garant i zbatimit të gjitha pikave të dokumentit, si dhe trajtimin e të pagjeturve përmes ligjeve që janë në linjë me ligje ndërkombëtare, si dhe hapjen e arkivave shtetërore policore e ushtarake”, saktësoi Andin Hoti, i cili është edhe kryesues i Komisionit qeveritar për personat e zhdukur.
