leoni

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka shkruar se do ta bëjnë qytetin që do ta bëjë krenar çdo ferizajas

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka shkruar se do ta bëjnë qytetin që do ta bëjë krenar çdo ferizajas. Ai është zotuar se do të vazhdohet me realizimin e projekteve tjera edhe më me entuziazëm dhe energji. “Vazhdojmë rrugëtimin tonë për Ferizajn e Gjeneratës Tjetër, për vizionin që lartësoi e bën krenar çdo ferizajas kudo e kurdo, me dashuri e pa ndalë me vepra publike që gdhendin identitetin e qytetit tonë, me skuadrën që çdo ferizajas flet me zërin e tij, me punën e veprat dëshmitare, energjinë e entuziazmin që po shpërndahet tek secili qytetar, për qytetin tonë, për krenarinë tonë – Ferizajn. Na priftë e mbara, për fitoren e Ferizajt, për fitoren e qytetarëve!” ka shkruar kryetari aktual i Ferizajt dhe kandidati për mandatin e ardhshëm, Agim Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Isa Mustafa: Masa e SHBA-së më e ashpër se sanksionet e BE-së

Ish kryeministri, Isa Mustafa ka vlerësuar se masat që kanë ndërmarr së fundit Shtetet e …