Kryetari i Izraelit, Isak Herzog u takua dhe bisedoi me kryetarin serb, Aleksandar Vuçiq, në Beograd

Kryetari i Izraelit, Isak Herzog u takua dhe bisedoi me kryetarin serb, Aleksandar Vuçiq, në Beograd

Kryatari  i Izraelit, Isak Herzog, u takua dhe bisedoi me kryetarin serb, Aleksandar Vuçiq në Beograd, raporton Anadolu. Herzog u prit me ceremoni zyrtare në Beograd ndërsa pas takimit dypalësh me Vuçiqin mori pjesë në tryezën e rrumbullakët me temë “Sinergjia në Inovacion dhe Tregti: Bisedimet Serbi-Izrael”. Duke folur në konferencën e përbashkët për media pas takimit, Herzog tha se me Serbinë kanë mundësi të pafundme bashkëpunimi dhe tha se vendi i tij është “në konflikt”. Vuçiq theksoi se Serbia ka marrëdhënie të mira me Izraelin. Ai  shprehu kënaqësinë që vend i i tij është një “shtëpi e dytë” për izraelitët. Ne diskutuam për nënshkrimin e një marrëveshjeje të tregtisë së lirë sa më shpejt të jetë e mundur, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Rreth 16 mijë qytetarë kanë kaluar kufirin Kosovë - Shqipëri gjatë kësaj fundjave

Hiqen kontrollet kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, lehtësohet lëvizja për qytetarët

Nga sot, 1 maj 2025, rikthehet në fuqi marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj …