Jakup Krasniqi: Dëmin që “insajderi” ia shkakton buxhetit të Kosovës dhe PTK-së nuk ia shkakton gjithë “fisi” im

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NS, Jakup Krasniqi: Zvogëlimi i pagave në PTK nuk është shpëtim

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi është shprehur kundër uljes së pagave për punëtorët e Postës dhe Telekomit të Kosovës, duke thënë se një gjë e tillë nuk paraqet shpëtim për këtë ndërmarrje. Krasniqi ka vlerësuar se së pari duhet të bëhet një analizë profesionale e arsyeve që e sollën PTK-në në këtë gjendje.

“Shkurt do të duhej të bëheshin shumë veprime të tjera hulumtuese, të evidentoheshin të gjitha shkaqet që e sollën ketë gjendje në PTK dhe masa e fundit që do të duhej të merrej, do të ishte zvogëlimi i pagave të punëtorëve. Ndonëse, do të duhej edhe mënyra e punësimit të shikohej sesi është bërë deri më tani dhe si po bëhet edhe tani?”, ka shkruar ndër të tjera Krasniqi në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

BE: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë–Serbi mbetet kyç për rrugën drejt integrimit evropian

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian që nga viti 2011, vazhdon …