Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, ka pritur në takim zyrtarin e UNDP-së, Vehbi Selmani

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, ka pritur në takim zyrtarin e UNDP-së, Vehbi Selmani

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, ka pritur në takim zyrtarin e UNDP-së, Vehbi Selmani, nga i cili ka kërkuar intensifikimin e bashkëpunimit në përmbushje të objektivave të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur. Ai ka vlerësuar se UNDP-ja vazhdon t`i përkrah shoqatat në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur. “UNDP-ja vazhdon të përkrahë institucionet e Kosovës, e në veçanti shoqatat në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur. Prandaj me shumë kënaqësi kam pritur në takim Zyrtarin e UNDP, z. Vehbi Selmani, Menaxher i Projektit të implementuar nga UNDP dhe financuar nga Ambasada Britanike. Kërkuam bashkërisht intensifikimin e bashkëpunimit në përmbushje të objektivave të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, thuhet në njoftimin e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Kontrolloni gjithashtu

Ismet Kryeziu: Shumica e partive politike kanë kërkuar rinumërim të votave përveç Vetëvendosjes

Ismet Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se është ironike sesi partia më …